Debati/ Deputetja e LSI sherr me ministrin e ri: Ndryshoni ligjet pa na vënë në dijeni

Shqipëria

Debati/ Deputetja e LSI sherr me ministrin e ri: Ndryshoni ligjet pa na vënë në dijeni

Më: 15 mars 2017 Në ora: 18:22
Silva Caka

Sot teksa diskutohej drafti për “Per organizimin dhe Funksionimin e Ministrise se Drejtesise” deputetja e LSI, Silva Caka është përplasur me kryetarin e Komisionit, Fatmir Xhafa, i cili është propozuar nga Rama për ministër i Brendshëm.

Opinion.al ka mësuar se sherri nuk është aq banal sa është paraqitur deri tani në media. Deputetja Caka ka kërkuar që ti vihet në dispozicion varianti final i pr/ligjit, relatore e së cilit është kolegia e PS, Vasilika Hysi. Xhafa është nervozuar duke i kërkuar deputetes së LSI të mos vijë me vonesë në mbledhje.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Ligji që synon organizimin e ri të Ministrisë së Drejtësisë ka kaluar në disa diskutime dhe varianti i fundit i cili u miratua sot është dakordësuar vetëm një natë më parë mes relatores Hysi, dhe përfaqësuesve të Euralius, por këtë variant përfundimtar, deputetët e komisionit të Ligjeve nuk e kanë patur në tryezën e punës gjatë mbledhjes së sotme.

Teksa Vasilika Hysi fliste për ligjin e ri përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe deputetët e LSI shpreheshin se nuk ishin në dijeni të ndryshimeve që i janë bërë draftit.

Caka ka kërkuar të ketë në tryezë materialet (projektligjin) për të cilin po fliste Hysi, por Xhafa i ka kujtuar orarin dhe mungesat në mbledhje deputetes Caka. Në fund drafti është miratuar edhe me votat e LSI, por është rënë dakord që të bëhen edhe disa ndryshime.

Debati në nisje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve mes Cakës dhe Xhafës

Caka: Mungon një nga dokumentet e komisionit.

Xhafa: Mos hajde me vonesë, hajde në orar se ne nuk do harxhojmë letra kot ti lëmë në tavolinën bosh. Merre në zyrë sikur vjen nga posta.

Caka: Nuk ankohem vetëm unë.

Xhafaj: Ne dokumentet nuk do ti sjellim në shtëpi.

Caka: Nuk ka nevojë në shtëpi, të jenë në tavolinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat