Veliaj: Të mësojmë brezin e ri se nuk është normale të braktisim gjyshërit

Shqipëria

Veliaj: Të mësojmë brezin e ri se nuk është normale të braktisim gjyshërit

Më: 16 mars 2017 Në ora: 10:59
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në Forumin e Pensionistëve, deklaroi se duhet “të mësojmë brezin e ri se nuk është normale të braktisim gjyshërit”.

“Vumë re në kohën e ngricave se të moshuarit ishin ata që kishin nevojë për ndihmë. Pamë persona me fëmijë jashtë shtetit që kishin vite pa kontaktuar me ta. Duhet të mësojmë brezin e ri se nuk është normale të braktisim gjyshërit. Ne u shërbejmë 5000 të moshuarve në Tiranë, por kjo nuk mjafton. Fëmijët nuk duhet të harrojnë ata që i rritën dhe nuk duhet ta lënë përgjegjësinë vetëm te organizatat humanitare dhe shteti”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri gjithashtu thirrje të rinjve që të sigurohen që të paguajnë sigurimet shoqërore, pasi kjo është e vetmja mundësi që të rriten pensionet e të moshuarve.

“Të rinjtë, duke paguar sigurimet shoqërore, kontribuojnë për pensionet e gjyshërve. E vetmja mënyrë për të rritur pensionet, është që të rinjtë të mos punojnë në të zezë dhe të paguajnë sigurimet”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat