Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, reagon institucioni përgjegjës: Ja çfarë u dogj

Shqipëria

Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, reagon institucioni përgjegjës: Ja çfarë u dogj

Më: 16 mars 2017 Në ora: 12:03
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare

Si pasojë e zjarrit që ra gjatë ditës së djeshme në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare janë djegur botime të gjuhës shqipe të botuara pas viteve 2000 dhe jo fondin e rrallë antik me vlera të rralla.

Ky fakt bëhet me dije një njoftim zyrtar i Bibliotekës Kombëtare.

 Në njoftim bëhet me dije se nga të dhënat paraprake rezultojnë të dëmtuara 3 rafte me libra.

Një pjesë e tyre janë   botime të Fondit të përgjithshëm në gjuhën shqipe të botuara pas viteve 2000 si dhe botime të Fondit në gjuhë të Huaj. Këto janë të dhënat paraprake, por jo përfundimtare dhe të plota.

 -      Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është ende pritje të raportit të Ekspertizës.

 -     Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë thekson edhe njëherë që se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe arkivi shqip, si dhe Baza e elektronike e të Dhënave Kombëtare të BKSH-së.

 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë thekson se duke ndjerë detyrimin për të qenë transparente në informacionet që përcjell për publikun dhe lexuesin, do të vijojë të përcjellë informacioneve të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat