Blushi për ndryshimet e qeverisë: Rama ju shiti në tregun e koalicioneve

Shqipëria

Blushi për ndryshimet e qeverisë: Rama ju shiti në tregun e koalicioneve

Më: 16 mars 2017 Në ora: 12:06
Ben Blushi

Teksa mori fjalën në seancën e sotme parlamentare, kreu i LIBRA-s Ben Blushi i quajti ndryshimet në qeveri “kinkaleri e pastër”. Nga aty, ai nënvizoi se kryeministri Edi Rama nuk e tha që qeveria ka dështuar, por se i shkarkoi ministrat sepse kanë punuar shumë mirë.

“Kinkaleri e pastër kështu e bëtë qeverinë këtë javë. Pse u ndryshua qeveria? Duke pranuar siç ndodh në gjithë botën, qeveritë ndryshojnë kur dështojnë, kur dështojnë reformat, s’ka vende pune, rritet korrupsioni, kur vendi kanabizohet dhe rendi cenohet”, tha Blushi.

Sipas tij, Rama këtë radhë nuk e tha këtë gjë, do hyjë në folklorin otoman të Shqipërisë që shpiku një standard të ri.

“Po i shkarkoj tha se kanë punuar shumë mirë, po i shkarkoj se kanë punuar shumë, është totalisht qesharake dhe se kuptoj që vini këtu sot si një shumicë e shpartalluar dhe s’keni dinjitetin të mbroni punën që keni bërë se ju shiti Rama në tregun e koalicionit. Tha e kam ngarkuar Saimirin s’e kam shkarkuar, kush është ministër Rendi sot? Fatmiri apo Saimiri? Pse ndryshohet Qeveria? Këtu flisni për produkte kozmetike… Kush është e vërteta?”, vijoi deputeti Blushi.

Më pas ai shtoi se, “Qeveria ka falimentuar, por nuk është vetëm kjo, që vendi është kanabizuar, ka rënë cilësia e jetesës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat