Basha-Xhafës: Ministër i Brendshëm bëhesh vetëm po kalove mbi trupat tanë

Shqipëria

Basha-Xhafës: Ministër i Brendshëm bëhesh vetëm po kalove mbi trupat tanë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 11:44
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike tha sot në ditën e 28-të të protestës se Famir Xhafaj nuk do të mund ta kalojë pragun e ministrisë së Brendshme. Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 28, ku nga çadra kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se, “Fatmir Xhafaj nuk do të mund ta kalojë pragun e ministrisë së Brendshme”.

“Bashkë me vëllain e tij veshi kostumin e narko trafikantit të kokainës. Ky është Fatmir Xhafaj.

Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron. Shqiptarët e dinë që ka qenë ujk i vjetër i diktaturës dhe i narko-trafikut. Sot nga ky shesh në prani të të përndjekurve politik, le të zotohemi bashkë se Xhafaj nuk e kalon pragun e ministrisë së brendshme përveçse mbi trupat tonë. E vetmja rrugë për ti hapur Shqipërisë perspektivën që meriton është largimi që meriton”, tha kreu i opozitë. Gjithashtu Basha i bëri thirrje Xhafës të tërhiqet menjëherë nga aventura që ka nisur. “Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve”, shtoi kryetari i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat