Librazhd, pushohet nga puna pas 27 vjetësh përvojë, përfundon në spital mësuesja

Shqipëria

Librazhd, pushohet nga puna pas 27 vjetësh përvojë, përfundon në spital mësuesja

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:40
Manushaqe Balliu

Një mësuese me përvojë 27 vjeçare në fushën e arsimit ka përfunduar në spitalin e Librazhdit në gjendje të rëndë për shëndetin. 

Sipas burimeve nga shkolla 9 vjeçare në Qukës, Manushaqe Balliu është pushuar nga puna, por kur ajo kërkoi shkresën për motivacionin, e nxorrën forcërisht jashtë godinës.  Balliut i ra të fikët dhe u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e saj shëndetësore nuk është mirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat