Kërkesa e eurodeputetit slloven për Panaritin: Mbështesni fermerët e vegjël

Shqipëria

Kërkesa e eurodeputetit slloven për Panaritin: Mbështesni fermerët e vegjël

Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:03
Takimi i Panaritit me Eudoreputetin slloven Franc Bogoviç

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, priti sot në një takim Eudoreputetin slloven Franc Bogoviç.

Gjatë bisedës Bogoviç i shpjegoi Panaritit modelin slloven të mbështetjes së zhvillimit të bujqësisë, nëpërmjet shoqatave bujqësore, të cilët sipas tij, që nga momenti i krijimit të kooperativave të përbashkëta, janë në gjendej të prodhojnë më shumë dhe janë po ata vetë ata, që gjejnë tregjet për produktet e tyre.

“Duke qenë se Shqipëria ka ngjashmëri me Slloveninë, si një vend i vogël, vend me mundësi zhvillimi të bujqësisë, duhet të ndjekë shembullin slloven, pasi të dy vendet tona nuk është se kanë aftësi konkurruese me sasi prodhimi në tredhet evropiane. Ajo çfarë në Slloveni ka rezultuar me sukses dhe do të thoja që mund të ndiqet edhe nga Shqipëria, është mbështetja ndaj fermerëve të vegjël, të cilët mund të grupohen në shoqata bujqësore dhe në këtë mënyrë, rrisin prodhimin, si dhe bëjnë të mundur vetë, që të gjejnë tregjet për produktet e tyre”, tha ish-ministri slloven.

Nga ana e tij, ministri Panariti kërkoi që Sllovenia ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj në Bashkimin Evropian, për fonde në lidhje me linja përpunimi, linja prodhimi, projekte të ndryshme në fushën e bujqësisë shqiptare. Gjithashtu, Panariti kërkoi mbështetjen e europarlamentarit dhe nga Sllovenia, për projekte që kanë të bëjnë me bujqësinë turistike, pra agroturizimin, në ato projekte që quhen “zinxhiri i vogël” dhe ofrojnë mundësinë e ndërthurjes së komponetëve bujqësi-turizëm dhe që iu vijnë mjaft në ndihmë komuniteteve lokale.

Bogoviç u ndal në dy projekte të suksesshme sllovene, dy histori suksesi, të cilat sipas tij, duhen marrë shembull nga Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat