Basha: Zgjedhje të lira me xhelatët e diktaturës nuk ka dhe nuk do të ketë

Shqipëria

Basha: Zgjedhje të lira me xhelatët e diktaturës nuk ka dhe nuk do të ketë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 20:24
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Duke folur në “çadrën e lirisë” Basha  u shpreh se “raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se korrupsioni është galopant. Shkaktarët duhet ti venë gishtin kokës”.

Sipas kreut të PD-së “zgjedhje të lira me xhelatët e diktaturës nuk ka dhe nuk do të ketë”.

Sipas Bashës, çdo ditë vijnë lajme diziinformuese, që janë të paguar nga narkomafia shqiptare me në krye Edi Ramën.

“Nuk i ndalojnë dot lajme e mira, lajmet që vijnë çdo ditë në mbështetjen tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa. Shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe nuk do të kthehen pas. Pakica i ka orët e numëruara”, u shpreh Basha duke theksuar faktin se çdo ditë vijnë mesazhe nga miq të vërtetë të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat