Tjetër deputet i PS-së del në krah të Tahirit: 18 qershori do tregojë kush janë 'të mëdhenjtë' dhe 'të vegjlit'

Shqipëria

Tjetër deputet i PS-së del në krah të Tahirit: 18 qershori do tregojë kush janë 'të mëdhenjtë' dhe 'të vegjlit'

Më: 17 mars 2017 Në ora: 21:27
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahri

Duke ripostuar reagimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahri në lidhje me të dhënat e DASH por edhe një replikë me nënkryetarin e LSI-së, deputeti i PS-së Piro Lutaj vë theksin pikërisht te fushata elektorale, që sipas tij do të jetë e ashpër qoftë për partitë e mëdha por edhe ato të vogla.

Në postimin e tij, Lutaj shkruan se duhet një përkushtim i madh për 18 qershorin nga PS pasi kjo do të jetë prova më e madhe për të treguar se kush janë partitë e mëdha dhe kush ato të vogla.

"Të dashur miq e kolegë ! Na duhet shumë punë e perkushtim për 18 Qershorin, të tjerat venë dhe vijne ! Fushata do të jetë shumë e ashpër!  Kjo do të jetë prova me e mirë, për të vegjëlit "e medhenj", por edhe per te medhenjtë "e vegjel" !! Kështu e kuptoj unë kétë postim te Saimirit !", shkruan Lutaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat