Aleati i Bashës thirrje gjuetarëve: Merrni çiftet dhe ejani në çadër

Shqipëria

Aleati i Bashës thirrje gjuetarëve: Merrni çiftet dhe ejani në çadër

Më: 17 mars 2017 Në ora: 23:39
Basha me protestuesit

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu i bëri thirrje sot Ilir Metës që të dalë nga koalicioni me PS-në dhe të mos bëhet palë me krimin.

Ai  e konsideroi atë së bashku me Berishën si persona të veçantë që nuk kanë futur asnjë kriminel në parlament, ndryshe nga sa ka bërë Edi Rama. “Meta nuk do të lejojë që të bëhen zgjedhje pa opozitën. Ai do të divorcohet nga Rama dhe do të prishë zgjedhjet”, tha Spahiu. 

Kreshnik Spahiu, sot ne “Zone e Lire” te Arian Çanit u beri thirrje disa gjuetarëve qe protestojnë kundër moratoriumit te gjuetisë, qe te marrin çiftet dhe t’i bashkohen çadrës, e nëse do ishte e nevojshme të kërcënonin edhe vetë Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat