Kryemadhi sulmon Ramën nga Lezha: Bëm një gabim!

Shqipëria

Kryemadhi sulmon Ramën nga Lezha: Bëm një gabim!

Më: 18 mars 2017 Në ora: 15:21
Kryemadhi

Ndërkohë që po afrohet data e shpalljes së koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit, po rritet edhe tensioni politik në vend nisur edhe nga fakti se në të majtë ende nuk ka një konfirmim nga LSI se do të hyjë në zgjedhje në krah të Ramës pavarësisht ftesave të vazhdueshme të këtij të fundit.

Në këtë kuadër, janë shtuar edhe zërat kundër në të dyja partitët duke paralajmëruar furtunën që pritet në ditët në vazhdim.

Monika Kryemadhi ka sulmuar sëfundmi Maturën Shtetërore si edhe iniciatorët e saj siç ishin Rama dhe Nikolla duke theksuar se gjatë vitit të shkuar u cënuan maturantët. 

"LSI ka bere kompromise per hir te koalicionit, votuam ligje si ai i matures shteterore, kompromiset qe kemi bere cenuan maturantet. Ligji i arsimit te larte, mesim per te ardhmen” dhe kerkoi qe “ne te ardhmen te mos behen me keto gabime"., - tha ajo duke uruar që
matura shtetërore e këtij viti të jetë ajo çka ne presim të jetë sepse po cenove ëndrrat edhe shpresat e një maturanti, të një të riu, për të ardhmen, ke cenuar shpresat dhe të ardhmet e një vendi. 

"Ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis përsa i përket dijeve tuaja. Besoj tek forca, te besimi dhe tek vullneti dhe tek dëshira e juaj për ta ndryshuar këtë gjë"., - përmbylli Kryemadhi.

Fjala e saj vjen në kontekstin kur gatë ditëve të fundit ka patur një përplasje të fortë mediatike mes eksponentëve të PS-së dhe LSI-së, përfshirë edhe Saimir Tahirin dhe Luan Ramën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat