Blushi: Libra nuk do të jetë pjesë e qeverisë teknike

Shqipëria

Blushi: Libra nuk do të jetë pjesë e qeverisë teknike

Më: 18 mars 2017 Në ora: 17:23
Lideri partisë LIBRA, Ben Blushi

Lideri partisë LIBRA, Ben Blushi ka treguar sot në një konferencë me gazetarët se qeveria teknike do të ndodhë brenda 2 deri në 3 javësh.

Sipas tij, PD dhe PS po negociojnë në prapaskenë dhe do të arrijnë marrëveshjen për qeverinë teknike.

Në këtë mënyrë, sipas Blushit, PD-ja do të hyjë në Kuvend të votojë vetingun.

Por Blushi tha sot se LIBRA nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie teknike.

Deri më tani LIBRA ka mbledhur 10 mijë nënshkrime për tu regjistruar si parti në komisionin qendror të zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat