BSH: Kreditë me probleme u përmirësuan në dy vitet e fundit

Shqipëria

BSH: Kreditë me probleme u përmirësuan në dy vitet e fundit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 17:57
Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për reduktimin dhe uljen e nivelit të kredisë me probleme.

Sipas të dhënave të fundit nga BSH-ja, në dy vitet e fundit është regjistruar uljen më të madhe e treguesit të kredive me probleme (që nga viti 2008, ky tregues njohu rritje të vazhdueshme duke kulmuar në nivelin 22.8% në fund të vitit 2014).

Në fund të vitit 2016, spas BSH-se, rënia e kredive me probleme u materializua si në treguesin relativ duke zbritur në nivelin 18.3% ashtu dhe në vlerë absolute duke u tkurrur me rreth 19%.

Të dhënat e muajit janar 2017 tregojnë për vazhdimësinë e tendencës rënëse. Ekspertet bankar shprehen se, lidhur me ristrukturimet e kredive me probleme, aktualisht po rishikohen udhëzuesit për ristrukturimet duke përfshirë në to parimet më të mira ndërkombëtare për procese të tilla, veçanërisht të atyre komplekse dhe me shumë pjesëmarrës si nga ana e kredimarrësve ashtu edhe institucioneve huadhënëse.

Ndërsa parashikohet të hartohet një skemë bashkëpunimi midis bankave, të cilat do të duhet të koordinohen në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme e të qëndrueshme për kredimarrësit e përbashkët, kjo në bashkëpunim dhe me ekspertë të Bankës Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat