Shkarkimi i 4 ministrave/ Majlinda Bregu: Rama e bëri për ti treguar Metës se qeveris edhe pa të

Shqipëria

Shkarkimi i 4 ministrave/ Majlinda Bregu: Rama e bëri për ti treguar Metës se qeveris edhe pa të

Më: 18 mars 2017 Në ora: 18:59
Majlinda Bregu

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares në ‘News24’, ku ka folur për protestën e opozitës në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë prej 1 muaji si dhe pet zhvillimet dhe situatën politike në vend.

Bregu tha se ajo nuk ishte prezente në protestën e 18 shkurtit, pasi ishte me pune jashtë vendit, ndërsa e konsideroi si një ndër protestat me të mëdha të organizuar nga PD. Sa i përket zgjedhjeve, Bregu tha nuk po zbatohen rekomandimet e OSBE-ODHIR, ndërsa PD do mbrojë votën e lirë.

Në lidhje me shkarkimet e 4 ministrave nga Rama, deputetja e PD tha se veprimi ishte një tentativë e PS për t’i treguar Ilir Metës se sa fort qeveris, ndërsa kjo e fundit t’i kthejë reston. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat