Kush është dhëndri shqiptar i biznesmenit italian që u bë bos me 60 llogari bankare

Shqipëria

Kush është dhëndri shqiptar i biznesmenit italian që u bë bos me 60 llogari bankare

Më: 18 mars 2017 Në ora: 19:12
Vladimir Cara dhe vjehrrin e tij, Aldo Conti

Prokuroria italiane ka arritur të provojë akuzat për trafik ndërkombëtar droge për shqiptarin Vladimir Cara dhe vjehrrin e tij, Aldo Conti.

Këta të dy janë arrestuar në një operacion të madh policor në vitin 2015 në Leço. Mirëpo, pas dy vjetësh është provuar roli i tyre në krye të një organizate të pashembullt droge. Conti dhe Cara kishin nën pronësi një rrjet picerish me emrin “Aldo” më së shumti në Italinë Veriore. Përmes saj ata kryenin trafikun e kokainës.

Droga vinte direkt nga Holanda dhe Spanja. Conti sigurohej për drogën në Spanjë, ndërsa Cara kishte lidhjet e tij në Holandë. Këtij të fundit i janë gjetur plot 5 mln euro pasuri e pajustifueshme, 8 apartamente, 5 garazhe, 2 magazine dhe 3 vila luksoze. Ai figuron me mbi 60 llogari bankare dhe 5 firma private fantazmë. Nën tutelën e tij kishin hyrë trafikantë të vegjël nga Leço, Monza, Brianza, Bershia, Komo, Torino dhe Modena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat