Mjetet që SHBA dha policisë Shqiptare

Shqipëria

Mjetet që SHBA dha policisë Shqiptare

Më: 19 mars 2017 Në ora: 07:39
Mjetet që SHBA i dhuroi Shqipërisë

Policia kufitare e Shqipërisë ka pranuar nga Qeveria e SHBA-së, disa pajisje dhe mjete në vlerë 155,106.58 dollarë.

Këto pajisje i përkasin kryesisht linjës së parë të kontrollit, ku përfshihen komplete për kontrollin e dokumenteve, pasqyra për kontrollin e automjeteve, detektorë rrezatimi portative, ndërsa, për kontrollin e vijës së dytë fiberscope, endoscope dhe baster.

Për sa i përket pajisjeve për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër një mbështetje e konsiderueshme i është dhënë (Grupeve të Lëvizshme Operacionale) si 8 automjete 4x4 me kalueshmëri te lartë, 37 kamera termale, 32 dylbi nate e dite, jelekë antiplumb, pranga, 42 GPS me hartë, , foto pajisje personale detektorë imazherik ''SMARTDEC elektrike dore, vegla pune etj.

Ndërkohë janë dhuruar pajisje për përdorim në Njësinë Speciale DELTA-Vlorë dhe në kufirin blu si ndriçues, veshje të veçanta dhe pajisje speciale.

Image

Pajisjet dhe mjetet janë:

• Pajisje për inspektimin e hapësirave të mbyllura, si depozitat e karburantit të automjeteve apo të tjera që nuk shikohen me sy të lirë. Përdoren për kontrollin e automjeteve në vijën e dytë .

• Pajisje për marrjen e transmetimin e pamjeve në zonat e caktuara ku instalohen, dhe që mundëson transmetimin e pamjeve në kohë reale në sallën e drejtimit, së bashku me aksesorët.

• Kamera sigurie me video kompresion, me kasë elektrike rezistente ndaj ujit.

• Motorrë për të gjitha terrenet, 4x4 së bashku me veshjet: xhup, doreza, këpucë me qafa dhe skafandë.

• Pajisje për diagnostikimin e defekteve/problemeve në motorrët e mjeteve lundruese, bashkë me aksesorët.

• Pajisje për kontrollin e rrymës elektrike, kryesisht të voltazhit.

Vlera e mjeteve dhe pajisjeve

Image

Këto pajisje forcojnë kapacitetet e Policisë Kufitare dhe Migracionit:

• për të parandaluar dhe zbuluar aktivietet e ndryshme kriminale ndërkufitare kryesisht trafiqet e paligjshme dhe migracionin e paligjshëm.

• në identifikimin e trafikantëve apo të imigrantëve të parregullt nga smartdec-ët e instaluar në kufirin e gjelbër kryesisht me Greqinë, duke rritur aftësinë goditëse të Policisë Kufitare.

• munësojnë gadishmërinë dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, në përdorim nga Policia Kufitare, qoftë të atyre të transportit rrugor, por edhe të mjeteve të lundrimit.

• motorrat përbëjnë një risi në flotën e mjeteve të Policisë së Shtetit. Duke qënë mjete me kalueshmëri të lartë dhe me sistem 4x4, do të rrisin kapacitetet e Policisë Kufitare për mbikqyrjen e kufirit në terrene të vështira dhe me risk të lartë për ushtrim të aktiviteteve kriminale ndërkufitare.

Këto pajisje do të ndikojnë ndjeshëm për Kufirin dhe Migracionin në përmirësimin strategjik të sistemit të kontrollit kufitar, me qëllim shndërrimin e territorit të Shqipërisë si të papërshtatshëm për trafiqe të paligjshme (eksport/ ri-eksport/transit, etj).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat