Koalicioni i majtë në 'kërkim' të lokomotivës/ Mesila Doda i kundërpërgjigjet Gjylametit

Shqipëria

Koalicioni i majtë në 'kërkim' të lokomotivës/ Mesila Doda i kundërpërgjigjet Gjylametit

Më: 19 mars 2017 Në ora: 11:10
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda

Edhe pse pak muaj na ndajnë nga nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit, partitë politike kanë nisur që tani betejën mes tyre.

Por ajo çfarë duket më interesante, janë replikat në distancë mes përfaqësuesve të partive në koalicionin e majtë, ku duket edhe pse në të njëjtën anë, problemi më i madh i tyre është se kush do të jetë lokomotiva e koalicionit.

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka reaguar mbi një deklaratë të deputetes socialiste Blerina Gjylameti, e cila artikulonte se PS është lokomotiva ndërsa partitë e tjera aleate janë vagonët.

Doda thotë se nuk duhet bërë fare si diskutim se kush është lokomotiva dhe cilët janë vagonët, pasi secila parti ka identitetin e vet, dhe se është sistemi që detyron gjysmë milioni vota që të prodhojnë zero deputete.

“Kjo historia me lokomotiva e vagone eshte delirante, arrogante dhe marksiste.

Seicila force politike ka identitetin e saj dhe nuk ka asnje arsye ti shkoje apo te konsiderohet vagon i nje force tjeter politike.

Duhet te goditet sistemi i koalicioneve, nga i cili perfitojne vec forcat e medha dhe te miratojme proporcionalin kombetar te hapur.

Le te garojme secila parti me mundesite e veta dhe te shohim se si e mendojne njerzit.

Sot jane rreth gjysem milioni vota qe prodhojne 0 deputete… gjithe administrimi dhe numerimi eshte uzurpuar nga lokomopartite, ndaj me demokrature se kaq nuk mund te shkonte dot ky vend.

Refuzoj nje menyre te tille te menduari dhe arrogancen tipike fshatareske qe tregon muskujt kur tullat ti mbajne te tjeret ndersa lokomopartite vazhdojne te mbajne vendin ne tension dhe pasiguri. #refuzoj_demokraturen”, është shprehur Doda. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat