Kokëdhima: Drejtësia fillon nga zgjedhjet e lira

Shqipëria

Kokëdhima: Drejtësia fillon nga zgjedhjet e lira

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:13
Koço Kokëdhima

Drejtësia ishte një tjetër çështje e prekur nga themeluesi dhe drejtuesi i lëvizjes “Zgjidhja” brenda PS, Koço Kokëdhima, gjatë bashkëbisedimet me qytetarët në Shkodër.

Kokëdhima theksoi se ndërtimi i shtetit ligjor fillon nga zgjedhjet, duke shtuar se qeveria e ka bërë zakon të flas për Vetingun sa herë që opozita flet për zgjedhjet, duke i dhënë për rrjedhojë opozitës një kauzë ekskluzive.

“Kush thotë se lufton për shtet dhe nuk lufton me prioritet e në radhë të parë, për pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve, gënjen dhe dëshiron që Shqipëria të vazhdojë të zvarritet në moçalin e vjedhjes dhe trafikimit të votës! Ndërtimi i shtetit ligjor fillon nga zgjedhjet! Drejtësia fillon nga zgjedhjet e lira. Qeveria flet për Vetingun, sa herë opozita flet për zgjedhjet. Duke mos bërë asgjë për reformën zgjedhore dhe pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe duke u shtirë si budallai që as nuk dëgjon, as nuk kupton kur flitet për zgjedhjet, qeveria e ka kthyer në një kauzë ekskluzive të opozitës luftën për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme”, tha Kokëdhima. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat