Krimet për gjakmarrje në 1 dekadë, 135 të dënuar, mes tyre edhe 7 gra

Shqipëria

Krimet për gjakmarrje në 1 dekadë, 135 të dënuar, mes tyre edhe 7 gra

Më: 19 mars 2017 Në ora: 14:00
Prokuroria

135 dënime me burgim nga 10 vite, në 25-40 dhe deri në burgim të përjetshëm janë dhënë nga gjykata e krimeve të rënda në harkun kohor 2005-2015.

Në një dekadë krimi për gjakmarrje ka çuar në pranga 128 meshkuj dhe 7 gra sipas të dhënave të studimit të opendata.

Numrin më të lartë të procedimeve penale për krimin e gjakmarrjes e ka viti 2005, 2006, 2009 dhe viti 2014.  

Ndër krimet që tronditën shoqërinë në lidhje me gjakmarrjen ishte dhe vrasja e 17 vjeçares Marie Kola 5 vite më parë në qarkun e Shkodrës.  

Kjo hakmarrje nisi midis dy familjeve fqinje në malësinë e dukagjinit pas konfliktit për një vijë uji në tokën bujqësore.

 Referuar shtrirjes gjeografike të këtyre krimeve sipas statistikave të policisë rezulton se është më i prekur Qarku i Shkodrës ndjekur më pas nga Mirdita, Puka, Tropoja.

 Por ky fenomen është shtrirë dhe në zona urbane të Shqipërisë pas lëvizjeve demografike brenda vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat