Vrasja në Devoll/ Kapet autori....në pranga edhe një nga të dhunuarit (Emrat)

Shqipëria

Vrasja në Devoll/ Kapet autori....në pranga edhe një nga të dhunuarit (Emrat)

Më: 19 mars 2017 Në ora: 21:39
Vrasja e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Braçanj, të Devollit, ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër.

Policia e Shtetit ka zbardhur dhe ka dokumentuar vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Braçanj, të Devollit, ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër.

Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shtetit, është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, si edhe njëri prej të dëmtuarve, për veprën penale: "Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore".

Në pranga ka rënë David Myrte, 25 vjeç,  banues në fshatin Braçanj.

Ai u arrestua pasi në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të Zarif Alliun 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit si dhe shtetait D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas të Maliqit dhe Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec në Pogradec.

Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, viktima Zarif Alliu, si edhe mori mjekimin e nevojshëm Mendar Burnazi.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Vrasja me paramendim" dhe  "Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim" si edhe "Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat