Nishani dekreton sot katër ministrat e rinj të kabinetit

Shqipëria

Nishani dekreton sot katër ministrat e rinj të kabinetit

Më: 20 mars 2017 Në ora: 09:52
Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Eduard Shalsi dhe Olta Xhaçka

Sot skadon afati kushtetues që presidenti Bujar Nishani të dekretojë katër ministriat e rinj të kabinetit të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrin e Pushtetit Vendor Eduard Shalsi dhe Ministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka. Gjatë një konference të mbajtur një ditë më parë presidenti Nishani konfirmoi se do t’i dekretojë katër ministrat, por shprehu rezerva për Fatmir Xhafajn.  Nishani tha se Xhafaj është i papërshtatshëm për ministër por kushtetuta nuk ia lejon ta refuzojë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat