Hyn në fuqi udhëzimi, në pikat e karburantit të vendosen bankomate

Shqipëria

Hyn në fuqi udhëzimi, në pikat e karburantit të vendosen bankomate

Më: 20 mars 2017 Në ora: 10:03
Ilustrim

Grabitjet e shumta nëpër banka apo dhe nëpër pika karburantesh kanë detyruar ministrisë së Brendshme të nxjerrë një udhëzim detyrues për institucionet publike dhe bizneset private që të vendosin kamerat 24 orë përgjimi. Mbi bazën e këtij udhëzimi që mban urdhrin e ministrit Tahiri, tashmë të larguar, çdo vend publik në Shqipëri do të jetë i survejuar nga kamerat. Pikat e karburantit që punojnë në orët e vona apo non stop duhet të vendosin bankomate për të shmangur çdo pagesë në formën cash. Pikërisht ky është udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Brendshme, Nr. 134, i datës 10 mars të këtij viti, “Për përcaktimin e nivelit të masave shtesë të sigurisë dhe llojin e masave që duhet të marrin subjektet në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut, si dhe procedurat e njoftimit të tyre”. Ndërsa ka përcaktuar dhe kushtet e tjera shtesë për pikat me pakicë të karburanteve. “a) Instalojnë sistem me kamera të tipit ÇTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server deri në dy muaj, me fushëpamje në perimetrin e objektit. b) Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrje/ dalje të objektit dhe që ruajnë të dhënat deri në dy muaj. Subjektet që ushtrojnë aktivitet nga ora 23:00 deri 06:00, përveç masave të mësipërme, marrin dhe këtë masë shtesë: d) Instalojnë bankomatë për shitjen me pakicë të karburantit, duke shmangur përdorimin në cash të lekut”, thuhet më tej në vendim.  Gjithashtu kushte shtesë ka edhe për subjektet që ruajnë dhe magazinojnë lëndë të rrezikshme (radioaktive, shpërthyese, helmuese dhe djegëse), lëndë plasëse dhe piroteknike, ku i kërkohet instalimi i sistemit me kamera të tipit ÇTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server deri në dy muaj. Dedektorë dhe kamera në rezolucion të lartë, janë dy kushtet e prera të vendosur në udhëzimin e ri të ministrisë së Brendshme për bankat e nivelit të dytë.

Subjektet që ushtrojnë aktivitetin në transportin publik të udhëtarëve, studentëve, nxënësve të shkollave, marrin këto masa: a) Instalojnë në automjetet që shërbejnë për transportin e udhëtarëve sistem me GPS, që kontrollohet nga salla operative e vete subjektit ose subjekte të licencuara për monitorim dhe menaxhim në distancë të mjetit në kohë reale me sistem satelitor. Sipas udhëzimit duhet të instalojnë në ambiente të brendshme sistem me kamera të tipit ÇTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, deri në dy muaj, të cilat kontrollojnë gjithë bordin e mjetit të transportit.  Për bankat e nivelit të dytë është përcaktuar vendosja e e sistemit me kamera të tipit ÇTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server deri në dy muaj, me fushë pamje në hyrje/daljet në objekt, në ambientet e brendshme dhe në vendin e operimit. “Administratorët e bankave pajisin punonjësit në hyrje të objektit me dedektor. Kontraktojnë Shoqëri Private të Sigurisë Fizike. Lidhin sinjalin me sallat e komandimit/drejti-mit të drejtorive/komisariateve të policisë. Vendosin në hyrje të bankës sistem kafaze me hyrje të kontrolluar (dyer me hapje me kohë vonesë)”, thuhet në vendim. Këto masa sigurie për vendosjen e kamerave lokat e natës, pubet, kazinotë, si dhe institucionet publike si: Stadiume, Biblioteka apo të tjera që nuk ruhen nga Garda e Republikës. Kushtet e sigurisë Kamera me rezolucion të lartë dhe me infra të kuqe Në banka të nivelit të dytë dedektorë dhe kafaze për punonjësit Makinat e sigurisë, të transportit të fëmijëve në shkolla duhet të kenë GPS Institucionet shtetërore që nuk ruhen nga Garda duhet të vendosin kamera sigurisë sipas këtij udhëzimi Administratorët e stadiumeve, pallateve të sportit, kinema, teatër, salla koncertesh, muze duhet të marrin këto masa Nëpër pube duhet të ketë kamera me rezolucion të lartë. Administratorët e terminaleve të trageteve, aeroporteve, autobusëve, taksive, trenave duhen të vendosin kamerat Qendrat spitalore universitare dhe rajonale shëndetësore publike/private zbatojnë urdhrin Subjektet që administrojnë kënde e lojërash publike/private, të mbyllura preken nga vendimi 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat