E pabesueshme/ Shkodrania e thotë live në Tv: Ç’më detyroi nëna të bëja me të moshuarin nga Kosova

Shqipëria

E pabesueshme/ Shkodrania e thotë live në Tv: Ç’më detyroi nëna të bëja me të moshuarin nga Kosova

Më: 20 mars 2017 Në ora: 13:13
Bashkime Sulejmani

Një histori e denjë për një skenar filmi. Kështu mund të konsiderohet jeta e Bashkime Sulejmanit, 40-vjeçares që u shit nga familja tek një shqiptar nga Kosova 40 vjet më i madh në moshë, për 6 mijë euro.

Bashkimja që jetonte në një fshat të thellë të Shkodrës e ka mësuar një gjë të tillë 4 vite më vonë, ndërsa sot ka vendosur ta ndajë dhimbjen dhe poshtërimin që i është bërë nga familja në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24.

“Kur shkova në maternitet për të lindur djalin mora vesh që Ahmeti i kishte edhe tre gra të tjera dhe dy palë fëmijë. Nga ta dija, ai më kishte mbajtur vetëm brenda sapo shkova në Prishtinë”,- rrëfen ajo mes lotësh historinë e dhimbshme.

“Ai donte të më merrte vetëm djalin dhe ta regjistronte në emër të gruas tjetër. E kuptova çfarë qëllimi kishte, nuk pranova. Pas dy muajsh më kërkoi të dilja nga banesa dhe më rrahu se donte që të flinte me atë”,- rrëfen ajo ndër të tjera.

E ndjerë e poshtëruar dhe e fyer, Bashkimja vendos të ikë nga bashkëshorti, por kur shkon pranë familjes merr vesh të vërtetën e dhimbshme, nëna i tregon se e kishte shitur.

“Unë jam kthy, s’kam kenë lopë me më shit. Do të vrasin më thanë në shtëpi, se ne kemi marrë lekë”,- tregoi Bashkimja. Sot ajo jeton vetëm me Albin, djalin 8-vjeçar, pasi i ka shpëtuar dhunës së vazhdueshme të Ahmetit dhe ndihmohet nga kisha protestante. Ajo kërkon ndihmë, pasi personi me të cilin ka bashkëjetuar kërkon t’i marrë djalin, dritën e syve të saj, lumturinë e vetme që ka pasur në jetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat