Policia e Shtetit, në kuadër të nismës së ndërmarr nga Ministria e Brendshme njofton se vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve nga ana e qytetarëve.
Siç bëhet e ditur, gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 86 armë zjarri, 69.245 fishekë, 52 krehëra, 101 granata, 68 ndezesa, 5 kallëpe dinamiti, 1 kuti lëndë tymuese si dhe 2 kaseta mitralozi.
Policia e Shtetit ka publikuar edhe numrin e armëve të dorëzuar ditët e fundit sipas qarqeve.
Qarku Dibër:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe i municioneve luftarake. Gjatë kësaj jave janë dorëzuar nga banorët: 15 armë zjarri, 5887 fishekë, 12 krehëra, 38 granata, 28 ndezësa, pjesë armatimi dhe kaseta mitralozi.
Qarku Tiranë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në Komisariatet e Policië Tiranë janë dorëzuar nga banorët 14 armë zjarri, 2300 fishekë dhe 10 granata.
Qarku Kukës:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit, janë dorëzuar 11 armë, 1000 fishekë, 11 krehëra.
Qarku Korçë:
Vijon masivisht dorizimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar : 8 armë zjarri, 9388 fishekë, 27 granata, 20 ndezësa, 5 kallëpë dinamiti, 2 kaseta mitrolozi dhe 1 kuti me lëndë tymuese.
Qarku Durrës:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 7 armë zjarri, 7 krehëra dhe 450 fishekë.
Qarku Berat:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun Berat janë dorëzuar 6 armë zjarri dhe 26300 fishekë.
Qarku Fier:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjate ditëve të fundit janë dorëzuar 6 armë zjarri, 350 fishekë, 1 granatë dhe 8 krehëra.
Qarku Gjirokastër:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 17 670 fishekë
Qarku Elbasan:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 3070 fishekë dhe 13 krehëra.
Qarku Shkodër:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit dorëzohen nga banorët 4 armë zjarri dhe 200 fishekë.
Qarku Lezhë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri, 25 granata, 20 ndezësa , 2400 fishekë dhe 1 krehër.
Qarku Vlorë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri si dhe 230 fishekë.
‘Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata që dorëzuan vullnetarisht armët dhe municionet luftarake.
Policia e Shtetit dhe një herë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit.’, thuhet në njoftimin e Policisë.