Debati PS-LSI për arsimin, Nikolla: Klimë e mirë bashkëpunimi

Shqipëria

Debati PS-LSI për arsimin, Nikolla: Klimë e mirë bashkëpunimi

Më: 20 mars 2017 Në ora: 21:04
Lindita Nikolla

Debatin mes PS dhe LSI për arsimin, ministrja e  Lindita Nikolla e shikon si një klimë të mirë bashkëpunimi. Në studion e lajmeve të “Ora News”, Nikolla tha se nuk janë anashkaluar kritikat.

“Nuk ka as hedhje poshtë shqetësimi dhe nuk ka asnjë lloj dëshire për ta anashkaluar kritikat dhe situatat që vlejnë për të pasur një standard të ri. Është një klimë bashkëpunimi dhe dëshirë për të bërë më të mirën për maturantët.

Ministrat shkojnë e vijnë, deputetët shkojnë e vijnë, partitë rriten fitojnë dhe humbin zgjedhjet, por ajo që është e rëndësishme është që cilësia dhe shkolla është aty është një pasur publike dhe maturantët duhet të ndihen të qetë dhe të qartë për të vijuar zgjedhjen e tyre që është një zgjedhje me shumë rëndësi në vijimësi të karrierës së tyre profesionale. Ligji i ri i arsimit të lartë përcakton që është qeveria ajo që përcakton tarifën maksimale. Ne do të vendosim tarifat maksimale që janë në fuqi, pra nuk do të ketë rritje të tarifës maksimale. Nuk kemi asnjë rritje të tarifave të studimit. Nga 2009-2013 kemi rritje të tarifave të studimit. Ajo është rritur me 20%”, tha ministrja e Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat