LSI i përgjigjet Kryeministrit: Dialog me PD! Zgjedhjet pa opozitën, një farsë!

Shqipëria

LSI i përgjigjet Kryeministrit: Dialog me PD! Zgjedhjet pa opozitën, një farsë!

Më: 20 mars 2017 Në ora: 21:29
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

“Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë pasi do të ishin farsë”.

Deklarata është bërë nga Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i cili ka komentuar aktualitetin politik.

Në fjalën e tij Rama e cilësoi si emergjente dialogun me PD me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.

“Ne kërkojmë kapërcimin e këtij ngërçit politik. Nga mitingjet nga çadra apo nga zyra duhet të arrihet një dialog politik. Është absurde situata e krijuar nga opozita”. theksoi Rama.

Prej ditësh tashmë Kryeministri Edi Rama ka shprehur vullnetin e PS për të mbajtur zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, qoftë edhe pa opozitën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat