Basha: Kush do e drejtojë protestën kur të iki në SHBA? Fryma e shenjtë!

Shqipëria

Basha: Kush do e drejtojë protestën kur të iki në SHBA? Fryma e shenjtë!

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:22
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të niset ditën e nesërme për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me kongresmenë për të diskutuar aktualitetin politik në vend.

Në një lidhje direkte me emisionin “Dritare”, i pyetur se kush do të drejtojë “Çadrën e Lirisë” gjatë vizitës së Bashës në SHBA,  ai tha se do të jetë fryma e shenjtë e besimit në zgjedhje të lira.

“Ata që e drejtojnë edhe kur unë jam këtu, fryma e shenjtë e besimit në zgjedhje të lira dhe të ndershme në liri dhe demokraci...qytetarët", u përgjigj Basha duke vënë buzën në gaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat