Deputeti i PS: Ai që polli 1997 po kërkon sërish destabilitet

Shqipëria

Deputeti i PS: Ai që polli 1997 po kërkon sërish destabilitet

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:36
Deputeti i PS, Arben Cuko

Për Partinë Socialiste, deklaratat e bëra nga çadra e protestës e Sali Berishës dhe Lulzim Basha janë thirrje për destabilizim.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti socialist Arben Cuko është shprehur se njeriu i cili polli vitin 1997 po bën thirrje përsëri për kaos në Shqipëri, duke iu referuar Sali Berishes.

Statusi në Facebook:

Njezet vjet me pare, me 20 mars 1997, ra ne krye te detyres Kapiten i Pare Nuredin Gorçe, Deshmor i Atdheut. Ai dha jeten ne mbrojtje te Shtetit Shqiptar ne lufte me turmat e armatosura te drejtuara dhe udhehequra nga kryebanditi Berisha, i cili duke pare qe i humbi pushteti i tij personal, u perpoq me cdo kusht ta fuste vendin ne vellavrasje.

Sot, 20 vjet me vone, ne garnizonin e Zall Herrit,u mblodhem ne , ish shoket e armeve te Nuredinit, familjaret, nena, bashkeshortja,djali Erdini, Zv Shefi i Shtabit gjeneral Prenga, komandanti i FT gjeneral Cahani, ushtare dhe oficera komando, ne nje ceremoni te thjeshte perkujtimore.

Per ironi te fatit, dhe jo vetem, i njejti njeri ,si atehere, po ben thirrje perseri per destabilitet dhe kaos ne Shqiperi. Mitra qe polli 97’n eshte akoma gjalle dhe megjithese gjysem e ngordhur perpiqet te riktheje edhe njehere ato dite te zeza per shqiptaret.

I paharruar qofte kujtimi i Nuredinit dhe i gjithe pjesetareve te FA dhe Policise qe dhane jeten ne mbrojtje te shtetit dhe popullit te tyre dhe qe nuk lejuan vellavrasjen midis shqiptareve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat