Kopshtari shqiptar dëbohet nga Anglia, tentoi të bëhej milioner por…

Shqipëria

Kopshtari shqiptar dëbohet nga Anglia, tentoi të bëhej milioner por…

Më: 21 mars 2017 Në ora: 09:19
Ilustrim

Një shqiptar emigrant në Britaninë e Madhe do të dëbohet drejt Shqipërisë, pasi fermën ku e kishin punësuar si kopshtar vendosi ta përdorë për qëllime të tjera. 

“Gazette Live” shkruan sot se shqiptari kishte mbjellë plot 235 rrënjë kanabisi me një vlerë prej më shumë se 300 mijë paund.

Ai është Arsen Rrogami dhe ka dalë para gjykatës britanike, ku është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë muaj burg, aq sa do të zgjasin procedurat e dëbimit drejt Shqipërisë.

Shqiptari ka pranuar se po prodhonte drogë të klasit B, nga shitja e të cilës do fitonte 336 mijë paund. Ai kishte ardhur si emigrant në Angli dhe pasi kishte mbetur pa punë kishte hyrë në këto ‘ujëra’.

Për të kultivuar kanabisin kishte shfrytëzuar papafingon dhe ambiente të tjera të fermës, ndërsa u arrestua nga policia në 31 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat