“Zgjedhjet pa opozitën janë farsë”, Ruçi i kundërpërgjigjet LSI-së

Shqipëria

“Zgjedhjet pa opozitën janë farsë”, Ruçi i kundërpërgjigjet LSI-së

Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:18
Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka reaguar sot nga Fieri pas deklaratës të LSI-së se zgjedhjet pa opozitën do të ishin një farsë. Ruçi theksoi se kush kërkon shtyrje zgjedhjesh, në fakt kërkon një Shqipëri pa institucione dhe të destabilizuar. “Ne do të paraqesim ofertën tonë në 18 Qershor. Kemi edhe një detyrim tjetër moral, politik, ligjor dhe kushtetues që të mos lejojmë që në këtë vend të ketë kriza dhe destabilitet. Jemi të gatshëm dhe në çdo kohë që çdo kërkesë që kanë palët e tjera, të interesuara për datën 18, për përmirësime, korrigjime të infrastrukturës së zgjedhjeve, të kodit Zgjedhor, jemi të gatshëm ti mbështesim”, tha Ruçi. “Ne si forcë politike jemi të hapur që në 18 nuk ka mazhorancë dhe opozitë, por ka palë. Ajo nuk është dita jonë, por e juaja. Çdo propozim që kanë palët e tjera, nëse ato i certifikojnë arbitrat, OSBE dhe ODIHR, ne i votojmë. Do ketë apo nuk do ketë zgjedhje, e përcakton kushtetuta. Zgjedhjet shtyhen vetëm kur ka situatë lufte, thotë kushtetuta. Çdo alternativë tjetër që vë në diskutim datën 18 do të thotë një Shqipëri e destabilizuar dhe një Shqipëri në krizë institucionesh”, shtoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat