Të dhëna tronditëse nga tatimet: Në 2016 bllokuam 138 mijë llogari bankare

Shqipëria

Të dhëna tronditëse nga tatimet: Në 2016 bllokuam 138 mijë llogari bankare

Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:51
Ilustrim

Gjatë vitit 2016, tatimet kanë vendosur 138 mijë urdhra bllokimi të llogarive bankare të bizneseve debitore, ndërkohë ka vendosur në total 38 mijë masa të sekuestrimit të pasurisë.

Report TV ka zbardhur raportin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2016.

Rezulton se totali i detyrimeve të papaguara nga bizneset më 31 dhjetor 2016 ka arritur vlerën e 147 miliardë lekëve.

Gjatë vitit të shkuar, administrata tatimore ka realizuar 2,111 kontrolle. Vetëm në 24 kontrolle organet hetimore të tatimeve kanë zbuluar shkelje me vlerën e 3,5 miliardë lekëve, afërisht 30 milionë dollarë, ose 33% e zbulimeve gjithsej prej 10,8 miliardë lekësh. 

Përsa u përket tatimpaguesve të mëdhenj, tregtia me shumicë është sektori që vlerësohet nga tatimet si me riskun më të lartë për evazion. Sektori i dytë me risk të lartë është ai i ndërtimeve publike, i treti ai i karburanteve, i pasuar nga sektori i shërbimeve financiare ku bën pjesë ai i sigurimeve.

Tregtia mbetet sektori me risk më ta lartë për evazion edhe për tatimpaguesit e tjerë, e pasuar nga ndërtimet publike dhe profesionet e lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat