Ligji Antimafia: Prokuroria nis hetimin pasuror për 40 të afërm të Balilit

Shqipëria

Ligji Antimafia: Prokuroria nis hetimin pasuror për 40 të afërm të Balilit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:47
Klemend Balilajt

Prokuroria për krime të rënda në bazë të Ligjit Antimafia nis hetimin pasuror për rreth 40 pjesëtarë të familjes së Klemend Balilit, i shpallur në kërkim si kreu i një organizate kriminale që merret me trafik droge. 

 ABC News ka mësuar se krahas hetimit penal për Balilin prokuroria tashmë ka nisur hetimin pasuror ndaj tij dhe pjesëtarëve të afërm të familjes. Burimet thonë se veç Klemend Balilajt, prokuroria ka zgjeruar rrethin e personave që po hetohen në bazë të ligjt antimafia, duke fut në sitën e verfikimit edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij. Sipas akuzës, janë rreth 40 persona pasuria e të cilëve po verifikohet nga prokuroria për krime të rënda. 

Këta të fundit, thonë burimet i janë drejtuar me shkresë zyrtare, Zyrës së Regjistrimit të pasurive të paluajtshme duke kërkuar evdentimin në mënyrë analitike për të gjithë pasurit e këtyre individëve. Veç Hipotekës, shkresat janë nisur edhe në adresë të të gjitha bankave të nivelit të dytë për të verifikuar llogarit bankare. Si dhe pranë qendrës së kombëtare të bizneseve, për aktivitetet tragtare që këta individ kanë të rejgistruar në emër të tyre. 

Burimet thonë se disa nga bankat e nivelit të dytë kanë kthyer përgjigje për disa nga këta persona, por nuk jepen detaje për llogarit bankare dhe shumat që kanë në dispozicion. Ndërsa për klemend Balilin i cilësuar si “Eskobari I BallkaniT”, burimet thonë se përgjigjet kanë ardhur thuajse nga të gjitha institucione, ku rezulton se nuk ka pasuri të regjistruar në emër të tij apo edhe llogari të majme bankare. Ai rezulton se ka në emër të tij vetëm një banesë në fshatin Stjar të Delvinës dhe një llogari bankare, ku merrte edhe rrogën e drejtorit të drejtorisë rajonale të transportit në Sarandë.  

Nga ana tjetër, Klemend Balili, prej dhjetorit të vitit të kaluar është shpall në kërkim me vendim të gjykatës së krimeve të rënda që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Për dhënien e informacionit të vendndodhjes së tij, policia ka ofruar edhe një shpërblim prej 50 mln lekësh. Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, Klemend Balili dyshohet se është një nga organizatorët e rrjetit të trafikut të drogës, që për dy vite ka trafikuar në të gjithë vendet e BE-së rreth 3.8 ton hashash dhe 84 kg kokainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat