Ministri Lefter Koka kujton Ditën e Pyjeve: Sot, dita e ndërgjegjësimit

Shqipëria

Ministri Lefter Koka kujton Ditën e Pyjeve: Sot, dita e ndërgjegjësimit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 16:10
Lefter Koka

Ministri i Bujqësisë Lefter Koka ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Ai tha se kjo është dita e kujtesës, veprimit dhe e ndërgjegjësimit për pyjet.

Statusi i plotë i Lefter Kokës:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, është dita e Kujtesës, Veprimit dhe Ndërgjegjësimit për PYJET!  Është dita që duhet t’i kujtojë çdo qytetari se pyjet janë pjesë e pandarë e jetës sonë. Ato janë burim oksigjeni, energjie në jetesën e përditshme, por dhe oazi i paqes e qetësisë së shpirtit.

Sigurisht që nuk duhet të jenë të tillë vetëm në 21 mars të çdo viti. Është dita kur duhet të mbjellim dhe aktualisht fidanë të rinj po i shtohen pyjeve tona, ashtu siç Ministria e Mjedisit ka bërë prej të paktën tre viteve. Ju ftoj të mbillni sot qoftë edhe një fidan apo qoftë edhe një lule në shenjë të përkushtimit njerëzor ndaj natyrës. Sikundër ju ftoj që të kujdeseni edhe për një pemë të vetme.

I përulem me respekt çdo kontributi në pyje që vjen nga nxënës, organizata, shoqëria civile dhe biznese në kuadër të kësaj Dite. Së fundmi ju ftoj të ndiqni mesazhet e qytetarëve për t’u sensibilizuar në rëndësinë e pashmangshme të pyjeve në jetën e çdo banori të Tokës. Vijnë sot edhe mesazhet e punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që gjenden çdo ditë pranë pyjeve duke dhënë kontributin në ruajtjen dhe shtimin e kësaj pasurie të çmuar të natyrës shqiptare. Gëzuar Shqipëri, 21 marsin - Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve!  Qoftë kjo Dita e Kujtesës, Veprimit dhe Ndërgjegjësimit për PYJET!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat