Mimi Kodheli kërcënon Rusinë: Do të marrin përgjigjen e merituar!

Shqipëria

Mimi Kodheli kërcënon Rusinë: Do të marrin përgjigjen e merituar!

Më: 21 mars 2017 Në ora: 18:22
Mimi Kodheli dhe Predrag Boskovic

Në kohën kur zërat dhe veprimet konkrete për rritjen dhe ndikimin rus në Ballkan janë kthyer në një shqetësim jo të vogël, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti mesditën e së martës në Tiranë homologun e saj malazez, Predrag Boskoviç.

Në takimin mes tyre, dy ministrat u ndalën pikërisht tek situata e sigurisë në Ballkan dhe tek mbështetja që Shqipëria i ka dhënë dhe vijon t’i japë integrimit të Malit të Zi në NATO.

Ministri Boskoviç përmendi rastin e atentatit të dështuar ndaj ish-kryeministrit Gjukanoviç, pas të cilit dyshohet se fshihen faktorë rusë.

Ai theksoi se autoritetet janë duke vijuar hetimet pavarësisht propagandës që përhapet në media. Por për ministrin, vendet e rajonit nuk duhet të bien pre e këtyre ngjarjeve.

“Në këtë rajon nuk banojnë rusët, por ne. Dhe ne jemi shumë të interesuar për të mos krijuar konflikte këtu në rajon”, tha Boskoviç.

Më e ashpër në qëndrimin e saj ishte ministrja Kodheli.

“Çdokush që kërkon të ndërhyjë dhe të trazojë situatatat e sigurise të ekulibiruarta tashmë në Ballkan, dhe kur them tashmë kini parasysh Ballkanin e 20 viteve më parë që ishte shumë i trazuar, unë besoj që do të marrë përgjigjen që meriton”, tha Kodheli. /TCH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat