Mc Cain pret Bushatin në SHBA: Mbështes reformat politike në Shqipëri

Shqipëria

Mc Cain pret Bushatin në SHBA: Mbështes reformat politike në Shqipëri

Më: 21 mars 2017 Në ora: 18:57
Ditmir Bushati e John Mc Cain

Gjatë vizitës së tij në Uashington, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka pasur një takim në Senat me veteranin republikan dhe mikun e shqiptarëve John Mc Cain, i cili është kujdesur tepër për rolin që luajnë SHBA-të në vendin dhe rajonin tonë.

Biseda mes dy politikanëve është fokusuar te raportet e ngushta mes dy shteteve, parimeve demokratizuese dhe rritjen e sundimit të ligjit në vendin tonë. Mc Cain ka shprehur mbështetje të qartë për reformat që janë ndërmarrë së fundmi në Shqipëri. Politikani amerikan ka postuar gjithashtu edhe një foto në “Twitter” me ministrin Bushati, teksa e cilëson takimin si shumë të rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat