“Je bërë si ato konviktoret që hyjnë live në instagram”/ Ja si përgjigjet Rama

Shqipëria

“Je bërë si ato konviktoret që hyjnë live në instagram”/ Ja si përgjigjet Rama

Më: 21 mars 2017 Në ora: 19:53
Edi Ramës

Lidhjet e shpeshta të Edi Ramës live në ‘Facebook’ duket se nuk i pëlqejnë disa qytetarëve, të cilët kur gjejnë rastin t’ia thonë këtë gjë Kryeministrit. I tillë ka qenë dhe rasti në fjalë. Një qytetar i ka sugjeruar kreut të qeverisë shqiptare që të merret me problemet e popullit dhe t’i lërë rrjetet sociale

“Na ka pa marr malli vërtet. Je ba si ato konviktore qe hyjnë live ne instagram..Po bani naj gja për mire popullit se me fjale na keni mërzit s’na bahet as TV me ndez respekte”, pohon komentuesi në FB.  Më tej qytetari vazhdon me kritikat e tij duke shtuar se: “Tek ne vetëm ka rrit taksa ka rrit energjinë spo len kënd me punu rruge shkolle e kshu spo i kërkojmë po te paktën mos tna grabisin mqs nuk mundet me na ba gja”.

Kështu Rama nuk e ka vonuar përgjigjien e tij, i cili pasi ka kontrolluar profilin në fb të qytetarit që komenton, ka gjetur dhe ‘arsyen’ e mërzitjes së tij. “Ore interist, s’ta kam unë fajin për Juven”, i është përgjigjur Rama. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat