Rama: Federik Shiroka, një nga etërit e mjekësisë shqiptare

Shqipëria

Rama: Federik Shiroka, një nga etërit e mjekësisë shqiptare

Më: 21 mars 2017 Në ora: 21:09
Federik Shiroka

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot në rubrikëne tij ën facebook, Amarcord, mjekun kirurg, Federik Shiroka.

Rama e ka cilësuar Shirokën si një nga etërit e mjekësisë shqiptare.

“AMARCORD

Këtë vit do të përkujtohet 110 vjetori i lindjes së Dr. Frederik Shirokës, i cili, përveç se ishte një njeri karizmatik dhe sojli, siç e dëshmon edhe foto e Marubit gjatë viteve kur ishte student në Austri, ka lënë një kujtim të pashlyer si një nga etërit e mjekësisë shqiptare dhe më posaçërisht të kirurgjisë.

Figura e tij bën të përkulen me respekt breza të tërë mjekësh, por ky personalitet, i cilësuar si “poet i kirurgjisë”, pinjoll i një familje atdhetare dhe intelektuale shkodrane, meriton njohjen dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve”, shkruan Kryeministri Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat