Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin

Shqipëria

Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin

Më: 22 mars 2017 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditë kur kremtohet ditëlindja e imam Aliut.

Festa në fjalë festohet nga komuniteti bektashian që prej 800 vjetësh. Emri “Nevruz” vjen nga persishtja dhe nënkupton mbërritjen e “ditës së re” kur natyra rigjallërohet dhe merr jetë.

Në Shqipëri kjo festë daton që prej shekullit XIV, kohë kur u përhap bektashizmi në Shqipëri.

Kryegjyshi Botëror Bektashian  Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar sot bektashinjtë në mbarë botën me rastin e festës së Sulltan Novruzit, e cila në Shqipëri është festë zyrtare.

Urimi i Haxhi Dede Edmond Brahimaj:

Te nderuar muhibe, dashamires dhe miq te Kryegjyshates Botërore Bektashiane!

Duke iu uruar fat e mbarësi në familjet tuaja, ju bëjmë me dije se festimet e Sulltan Novruzit këtë vit, kemi menduar t'i shtrijmë në kohë, përmes eventesh të ndryshëm.

Kështu, më 22 mars 2017, festimet nisin në orën 10.00, me koncert festiv, dorëzim dekoratash, celebrimi i liturgjisë së festës së Sulltan Novruzit dhe vizitave në Selinë e Shenjtë. Ndërsa, në orën 16.00 e në vazhdim do të kemi shfaqje të filmave nga veprimtari bektashiane.

Duke iu ftuar të ndajmë së bashku, gëzimet dhe emocionet e këtyre veprimtarive,

Zoti iu bekoftë!

Kryegjyshi Botëror Bektashian
Shenjtëria e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat