Detaje të reja/ Kush është pronari i bilardos që u gjet i vdekur në Zvërnec

Shqipëria

Detaje të reja/ Kush është pronari i bilardos që u gjet i vdekur në Zvërnec

Më: 22 mars 2017 Në ora: 10:26
32-vjeçari, qe eshte gjetur ne Zvërnec

Identifikohet kufoma e gjetur në bregun e Zvërnecit të Vlorës më 9 mars. 

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ai u identifikua si shtetasi Loni Isai, 32-vjeç dhe ka qenë pronar i një bilardoje në Vlorë.

Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth shkaqeve të vdekjes, për të cilat thuhet se ende po hetohet.

BW raporton se Luan Isai, i njohur ndryshe si Loni, ishte pronari i një bilardoje në Vlorë, u identifikua fillimisht nga rrobat nga miqtë e familjarët, por me analizat e ADN-së u vërtetua kush ishte.

Që prej datës 8 shkurt, kur kishte dhe postimin e fundit në rrjetin social Facebook, Isai u denoncua nga familjarët si i zhdukur, deri kur iu gjet kufoma më 9 mars në Zvërnec.

31-vjeçari i fejuar prej kohësh, njihej si person i qetë, jo problematik dhe sipas miqve e të afërmëve nuk dihet të ketë pasur konflikte të mundshme. Pasionet e tij ishin motorat dhe tatuazhet, të cilat i kishte të shumta në trup.

Për ngjarjen e rëndë, policia po punon në tre pista: vrasje, ngjarje aksidentale apo dhe vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi më 9 mars, kur trupi i pajetë u gjet i mbuluar nga rëra dhe në gjendje të dekompozuar. Peshkatarë të zonës njoftuan policinë rreth orës 08:30 të asaj dite se kishin gjetur anës detit një kufomë të seksit mashkull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat