Nishani: Visar Zhiti ka paqëndrueshmëri psiqike

Shqipëria

Nishani: Visar Zhiti ka paqëndrueshmëri psiqike

Më: 22 mars 2017 Në ora: 16:23
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë ndaj fyerjeve dhe sulmeve publike të vazhdueshme që ka adresuar kundër tij i ngarkuari me punë në Ambasadën tonë në Vatikan, Visar Zhiti. Sulmi i fundit i Zhitit ishte ai për dekretimin nga ana e Presidentit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm.

Por Presidenti, në intervistën në të përditshmën “Panorama”, thotë se Zhiti është i paqëndrueshëm psiqikisht dhe kjo është arsyeja se përse ai vendosi të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të mos e dekretuar si Ambasador, se bashku me deklaratat e tij të papranueshme kundër Kishës Katolike.

“Arsyeja që nuk emërova Zhitin kishte të bënte me mosrespektimin e procedurës ligjore të propozimit nga qeveria, të deklaratave publike të papranueshme të Zhitit ndaj Kishës Katolike (për periudhën e inkuizicionit) dhe pas një takimi që pata në zyrën time konstatova një paqëndrueshmëri psikike të tij. Në këto kushte përdora të drejtën time kushtetuese për të mos e emëruar atë në postin shumë të rëndësishëm të ambasadorit”.

Kreu i shtetit thotë se për Zhitin i kishin dërguar mesazhe se ka qenë spiun në burgun e Spaçit, por nuk ishte kjo arsyeja e mosdekretimit.

“Kur u bë publik propozimi i Kryeministrit Rama për ta emëruar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, unë mora mesazhe dhe dëshmi nga ish­i përndjekuri politik P.V., i cili e akuzonte Zhitin si bashkëpunëtor administratës së Burgut të Spaçit në vitet 1982–1983 në procese të ridënimit të burgosurve në atë burg. Por nuk ishte kjo arsyeja që unë nuk e emërova. Këto janë pa dyshim dëshmi të rënda, por që duhen verifikuar nga procesi i hapjes së dosjeve, i cili tashmë ka nisur dhe do të shkojë deri në fund për gjithkënd”.

Sipas Presidentit nuk është hera e parë që i ngarkuari me punë në seline e Vatikanit ka adresuar për kreun e shtetit fyerje, shpifje dhe akuza mostruoze siç e vlerëson ai.

“Për fat të keq, nuk është hera e parë që i ngarkuari me punë i Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan i drejtohet publikisht me fyerje, shpifje dhe akuza Presidentit të Republikës. Edhe në këtë rast, këto akuza janë monstruoze dhe tashmë ne kemi përgjegjësinë t’i japim mundësinë t’i provojë në mënyrë të ligjshme këto akuza në mënyrë që edhe vendi të shpëtojë nga një president, i cili paska qenë “vegël e mekanizmit të shtypjes së diktaturës” dhe “persekutor” në këtë vend”.

I pytur nëse akuzat në adresë të tij janë ndikuar nga mos dekretimi si Ambasador dhe nëse ka një përplasje mes vendimit të tij për rastin e Zhitit dhe emërimit të Xhafajt për ministër, Presidenti Nishani jep këtë përgjigje.

“Unë nuk e di ekzaktësisht se çfarë ka ndikuar për të bërë këto akuza. Por unë di që Zhiti dhe Xhafaj kanë të njëjtin propozues dhe emërues për postet dhe detyrat që ata kryejnë. Kanë të njëjtin urdhërues të veprimtarive të tyre dhe kanë të njëjtin bos ku raportojnë. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon kompetenca të ndryshme për Presidentin në rastin e emërimit të ambasadorëve dhe të ndryshme në dekretimin e ministrave”.

Presideti hesh poshtë çdo insinuatë për përdorimin e institucionin e Presidentit në funksion të situatës politike, për rastin e Xhafajt.

“Ndonjë dritëshkurtër mund të ketë menduar se do të përdorë Institucionin e Presidentit të Republikës për të devijuar situatën shqetësuese të krizës politike që qeveria ka me opozitën në lidhje me kushtet për zgjedhje të lira në një proces përplasjeje kushtetuese dhe parlamentare me Presidentin e vendit. Këto janë skenarë aq të vjetruar sa është edhe fytyra e atrofizuar e ish­Sigurimit të Shtetit, por që ende përpëlitet”.

Sulmet e Zhitit ndaj Nishanit përbëjnë një rast të paprecedentë, pasi një i ngarkuar me punë si diplomat fyen Presidentin e Republikës që përfaqëson dhe në çdo vend të botës do të ishte shkarkuar nga detyra pa vonëse. Ndërsa revolta që ai shpreh në rastin e dekretimin të Fatmir Xhafajt, kundër ë cilit nuk u publikua ndonje provet që e lidhte me krime të komunimit, duket e pasinqertë. Sepse, përpara se të sulmonte Presidentin për dekretin, Zhiti duhet ta kishte adresuar sulmin e tij ndaj qeverisë që e propozoi Xhafajn ministër. Dhe për ta bërë revoltën e tij të besueshme, ai mund të kishte dhënë dorëheqjen si shenjë e papajtueshmërisë me të njëjtën qeveri që emëroi edhe atë me punë në Vatikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat