Ministri Bushati në SHBA, takohet me Sekretarin e Shtetit Tillerson

Shqipëria

Ministri Bushati në SHBA, takohet me Sekretarin e Shtetit Tillerson

Më: 22 mars 2017 Në ora: 17:14
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është takuar ditën e sotme me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson.

Takimi mes tyre është mbajtur në kuadër të takimeve që Ministri i Jashtëm Bushati po zhvillon në SHBA, si pjesë e koalicioni global anti-ISIS.

Në këtë samit, Shqipëria do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ku vendi ynë radhitet krah partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat