Mëngjeset me lule dhe mesazhe të deputetit shqiptar, shikoni mrekullitë e Divjakës

Shqipëria

Mëngjeset me lule dhe mesazhe të deputetit shqiptar, shikoni mrekullitë e Divjakës

Më: 23 mars 2017 Në ora: 11:22
Ilustrim

Ai konsiderohet si një prej deputetëve më aktivë në rrjetet sociale, të cilat i përdor kryesisht për të nxjerrë në pah punë që është bërë në zonën ku edhe ka fituar mandatin e deputetit, pikërisht Divjakës.

Bëhet fjalë për deputetin e PS-së, Erjon Braçe, i cili mëngjeset i nis krejt ndryshe nga kolegët e tij të fokusua më së shumti në politikën e ditës. Braçe ka zgjedhur të postojë, lule manushaqe, pamje me natyrë nga parku  i Divjakës dhe gjithçka të bukur dhe bio që ofron kjo zonë e ‘rilindur’ falë investimeve dhe projekteve të qeverisë. 

Deputeti nuk ngurron që pikërisht këto investime ti publikojë dhe ti bëjë kështu të dukshme për të gjithë ata që ndoshta se kanë parë ndonjëherë Divjakë, duke i ftuar pse jo për të vizituar zonat e bukura pyjore, por jo vetëm që ka kjo njësi administrative. Por Braçe, nëpërmjet këtyre fotove në komente me miqtë e tij nuk lë pa ironizuar edhe atë çfarë po ndodh aktualisht në politikën shqiptare.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat