Shpërthimi në ish-repartin ushtarak në Porto Romano, rojet dogjën barin

Shqipëria

Shpërthimi në ish-repartin ushtarak në Porto Romano, rojet dogjën barin

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:28
Shpërthimi në ish-repartin ushtarak në Porto Romano

Shpërthimi në ish-repartin ushtarak në Porto Romano ku mbetën të plagosur dy rojet dyshohet të ketë qenë aksidental.

Shpërthimi ndodhi në ambientet e jashtme të institucionit, ndërsa u plagosën Emirjan Kolndreu 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Vullnet Shehaj 46 vjeç, banues në Durrës, roje tek Reparti Ushtarak në Porto- Romano në Durrës. Ora news raporton se dy të plagosurit ishin duke korrur barin brenda territorit të repartit dhe më pas i kanë vënë zjarrin për të djegur sasinë e barit të korrur.

Në djegie e sipër të barit të korrur ka ndodhur një shpërthim (nuk dihet çfarë ka shpërthyer) dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit e lartpërmendur. Fatmirësisht ata kanë pasuar dëmtime të lehta dhe sipas burimeve nga spitali, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale. Për shkak se ngjarja ka ndodhur brenda territorit të Repartit Ushtarak veprimet e mëtejshme do të kryhen nga grupi hetimor i Ministrisë së Mbrojtjes. Shpërthim në ish-repartin ushtarak në Porto Romano, plagosen dy roje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat