'Kanabisi', Rama: Nuk kemi bërë sa duhet. Asgjësimi është bërë pa prokurorë

Shqipëria

'Kanabisi', Rama: Nuk kemi bërë sa duhet. Asgjësimi është bërë pa prokurorë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:30
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë seancës së ditës së sotme në Kuvend ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Duke vazhduar replikën në distancë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ai është shprehur se Kuvendi nuk po ndjek zbatimin e ligjeve për të luftuar kanabisin, për të cilën edhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin në lidhje me këtë fenomen. 

“A ka vend këtu për të qenë krenarë se ne e paskemi bërë detyrën tonë dhe se zëdhënësi i LSI e paska lexuar gabim raportin e Departamentit të Shtetit? Dhe se hienat kanë dalë nga zyra e LSI-së? Ky është realiteti?”, është shprehur Rama.  

Po ashtu, Rama tha se një tjetër shqetësim që ka të bëjë me këtë fenomen është asgjësim që i është bërë drogës së kapur, ku në disa raste është bërë pa praninë e prokurorit, pra në kundërshtimin me ligjin.

“Ligji e thotë qartë se asgjësimi bëhet në prani të prokurorit, të oficerit të policisë gjyqësore dhe personit të caktuar nga gjykata. Dhe për dokumentimin e këtij veprimi mbahen 3 proces-verbale. Kemi të paktën 13 raste të asgjësimit ku nuk ka qenë prokurori dhe nuk ka pasur proces-verbale dhe një pjesë e të arrestuarve kanë mbetur nëpër gjykata pasi nuk ka prova për lëndën narkotike. Edhe droga që sekuestroi policia në Lazarat është asgjësuar në shkelje me ligjin”, ka thënë Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat