Blushi flet për krizën politike: Ministri i ri i Brendshëm duhet të fliste sot për planin kundër cannabisit

Shqipëria

Blushi flet për krizën politike: Ministri i ri i Brendshëm duhet të fliste sot për planin kundër cannabisit

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:31
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka folur sot në Parlament në lidhje me krizën politike dhe atë që pritet të ndodhë, ku palët duhet të nisin diskutimet edhe pse zgjedhjen e presidentit të ri.

“Për çfarë arsyesh parlamenti është bllokuar në 40% të tij, reforma në drejtësi është e bllokuar, negociatat u bllokuan, zgjedhjet mund të shtyhen. Çfarë duhet më shumë për krizë? Ka provuar se krizat kthehen në ortek. Jemi një vend ku ekonomia është shumë e brishtë dhe mund të rrotullohet kollaj, një vend që humb vende pune, në periferi të BE, vend ku 3-4 vende përreth janë në krizë. Shihni Maqedoninë, Kosovën. Edhe sot pashë mazhorancën, shumicën që grindet për arsye që e thellojnë krizën nëse ndodhin.

Kam katër vjet që flas për kanabisin dhe nuk kam hyrë në asnjë tender dhe as nuk hyj me koalicionin tuaj. Ministri i ri i Brendshëm duhet të vinte sot dhe të thoshte se çfarë plani ka për luftimin e kanabisit. Nuk kam shpresë që kjo klasë politike mund të zgjidhë këtë krizë në mënyrë autonome.

Ju mendoni se kjo nuk ka pse zgjidhet, mendoj se mund të zgjidhet dhe pse nuk ka shpresë. Ti kërkojë komunitetin ndërkombëtar të sjellë më shumë vëzhgues në zgjedhje. Roli i policisë është në dyshim për këto zgjedhje dhe nuk është rastësi pse u ndërrua Ministri i Brendshëm. Edhe partia e dytë e koalicionit është ankuar. Roli i policisë mund të jetë në monitorim më të madh. Dy momentet më delikate në muajt e ardhshëm janë zgjedhjet dhe kanabisi. Kufizimi i shpenzimeve në fushatë . Numërimi elektronik”, tha Blushi. Ai shtoi ndër të tjera se ‘problemi i Shqipërisë është ky parlament”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat