I thotë injorante Nikollës, Rama -Blushit: Turp të të vijë, të isha si ti....!!!

Shqipëria

I thotë injorante Nikollës, Rama -Blushit: Turp të të vijë, të isha si ti....!!!

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:30
Kryeministri Edi Rama

Kreu i Partisë LIBRA Ben Blushi ju drejtua me fjalën “injorante” ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, teksa kjo e fundit fliste në Parlament për reformën në arsim.

Menjëherë pas kësaj situate, fjalën e mori kryeministri Edi Rama i cili duke e cilësuar një ofendim të rëndë, tha se po të ishte si Blushi do të dilte para Kuvendit për t’i kërkuar falje ministres.

“Erdhi një ulërimë nga fundi i sallës si një karrocier i dehur në drejtim të ministres së arsimit, ulërimë e turpshme për dikë që i thotë vetes Libër. Vjen këtu dhe akuzon si Saliu, përsërit të njëjtën akuzë si të Sailut, i bën jehonë qytetarit dixhital të Saliut. Një mësuese gjimnazi dhe një drejtore gjimnazi është në historinë e këtyre 25 vjetëve ministrja e Arsimit që tregoi se po reforma në arsim mund të bëhet, dhe e bëri reformën. Ndërkohë zotëria do të mbahet mend në ministrinë e Arsimit që shkurtoi pagat dhe u bë barsaletë, dhe arsyet i di vetë.  Sot mos fol më mblidhe veten se u çorodite nga disa të vërteta shumë të thjeshta që s’kanë asgjë personale por një informim për ata që s’të njohin për marrëdhëniet e tua me politikën, me PS dhe me punën. Sali e më Sali, zi e më zi e bën për vete, se për ne se është një e se janë dy e se janë 241 Sali nuk ka problem. Në vendin tënd do vija këtu dhe do i kërkoja falje për fyerjen që i bëre si karrocier i dehur. Këtu ka vetëm një të zezë, smira jote që të verbon shikimin. Turp të të vijë për atë që fole nga fundi i sallës për ministren”, tha Kryeministri.

"Asnjë falje nuk i kërkoj injorancës", tha Blushi i cili u çua në foltoren e Kuvendit pas fjalës së Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat