Lufta ndaj kanabisit nis nga fëmijët, ja zgjidhja që është menduar në Elbasan

Shqipëria

Lufta ndaj kanabisit nis nga fëmijët, ja zgjidhja që është menduar në Elbasan

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:35
Ilustrim

Duket se policia e ka marrë seriozisht luftën kundër kanabisit, dhe për këtë në Prefekturën e Elbasanit është miratuar plani i veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2017.

Po ashtu, mësohet se në zonën e Elbasanit policia ka evidentuar zonat ku kultivohet më shumë kanabis, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit është vendosur, që për fëmijët e familjeve shumë të varfëra të jepen bursa, pasi konsiderohet se kjo kategori bie pre e këtij fenomeni.

“Nëse flasim për këtë plan veprim do të thoja që angazhimi i Qeverisë shqiptare është më se i dukshëm dhe ky plan është shumë ambicioz. Por është shumë e vështirë të arrish nivelin zero të kultivimittë lëndëve narkotike.Gjatë viteve të shkuara ka pasur një boshllëk të hetimit financiar të pasurive që rrjedhin nga krimi. Këtë vit duket që hetimet po përqëndrohen edhe në këtë fushë dhe ky është zhvillim pozitiv. 

Në këtë luftë Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të PAMECA dhe të Bashkimit Europian. Besoj jeni të gjithë të ndërgjegjshëm se BE i ka sytë tek ju për të parë si po veprohet, duke pritur dhe rezultate më të mira për vitin aktual”, tha Gilles Locchi, Specialist i PAMECA-s.

Mësohet se  Qarku i Elbasanit zë vetëm 1 përqind të hartës së kultivimit të hashashit në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat