Nikolla: Mashtrues ordiner, më jep emrin e familjes në Lushnje e ti shkojmë të vërtetës deri në fund

Shqipëria

Nikolla: Mashtrues ordiner, më jep emrin e familjes në Lushnje e ti shkojmë të vërtetës deri në fund

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:36
Ministrja e arsimit, Lindita Nikolla

Kreu i LIBRA, Ben Blushi nuk ka kërkuar aspak falje për fjalët fyese që ka përdorur ndaj ministres Lindita Nikollën.

Në përgjigje të saj, Nikolla e ka konsideruar një mashtrues dhe e ka ftuar që ti shkojnë së bashku të vërtetës së familjes në Lushnje për nxënësin që ka humbur shkollën. "Një mashtrues ordiner, jo vetëm që s’ke qenë në Lushnje por s’ka lidhje fare tarifa 5 qind mijë lekë që thua. Jep emrin këtu ti shkojmë deri në fund të vërtetës të tregojmë se kush është injoranti dhe kush është i mashtruari”, tha ajo. Blushi tregoi në Kuvend një histori ku një i ri nga qyteti i Lushnjes ka humbur vitin shkollor për një tarifë prej 500 mije lekësh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat