Shqipëria me normën më të larta të taksave në Rajon...por NUK i paguan!

Shqipëria

Shqipëria me normën më të larta të taksave në Rajon...por NUK i paguan!

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:50
Ilustrim

Shqipëria u rendit në vendet me normën më të lartë tatimore në rajon sipas një studimi të Al-Tax, por vendi gjithashtu paguan më pak taksa se çdo shtet tjetër i rajonit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në vitin 2016.

Studimi tregon se edhe për vitin 2016, Shqipëria, Serbia, Rumania dhe Greqia janë vendet me normën më të lartë tatimore ndër 10 vende të Ballkanit. Në të kundërt, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia kanë normën më të ulët tatimore në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Norma e taksave në Shqipëri është 36.5%, duke u rritur me gati 6 pikë përqindje në krahasim me 2014, kjo barrë në Maqedoni është 13%, në Kosovë, 15%, në Kroaci 20.9%, në Malin i Zi 22.2%, në Bosnjë 22.6% dhe Bullgari 27,0%.

Por edhe pse formalisht Shqipëria ka normën më të lartë tatimore në rajon, paguan më pak taksa nga të gjitha vendet e rajonit. Sipas Al-Tax në vitin 2016, Shqipëria bashkë me Kosovën u renditën në vendet që paguajë më pak taksa, me një barrë tatimore përkatësisht 24,4% dhe 23.5%.

Teksa shihet se më shumë kanë paguar vendet me norma të ulëta të taksave. Bizneset në Malin e Zi, Kroaci dhe Serbi paguan më shumë taksa se vendet e tjera në rajon.

Al-Tax shpjegon se barra tatimore në rajonin e Ballkanit në vitin 2016 është mesatarisht sa 32% e PBB, ndërsa në vitin 2015 ishte 31.5% e PBB-së.

Mesatarja e barrës tatimore në Ballkan është dukshëm më poshtë mesatares së barrës tatimore në BE (40%), por diferenca ka ardhur duke u ngushtuar vitet e fundit.

Secili nga parlamentet e vendeve të Ballkanit u ka prezantuar dhe ka kërkuar të ndikojnë në përmirësimin e klimës së biznesit nëpërmjet ndryshimit të normave tatimore të një viti më përpara, duke synuar një pagesë më të madhe të taksave sipas planifikimeve buxhetore dhe politikave të secilit nga vendet për zhvillimin e ekonomik.

Nga renditja shikohet se Maqedonia dhe Kosova ruajnë edhe në 2016 barrën më të ulët të normës së taksave në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat