Lindita Nikolla kërkon ndjesë publike për atë çfarë ndodhi në kuvend

Shqipëria

Lindita Nikolla kërkon ndjesë publike për atë çfarë ndodhi në kuvend

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:37
Lindita Nikolla

Pas përfundimit të procesit të votimin për ministrat e rinj, Lindita Nikolla ka dalë nga kuvendi dhe menjëherë ka dhënë një deklaratë për mediat. Ajo ka kërkuar ndjesë për shpërthimin e saj në kuvend, ku replikoi ashpër me kreun e Libra-s, Ben Blushin.

“Mashtrues ordiner”, e quajti Nikolla Blushin ndërsa ky i fundit e cilësoi si “injorante”.

Falja e Nikollës shkonte më së shumti për nxënësit dhe mësuesit, duke premtuar se nuk do përsëritej më. 

“Dua t’i kërkoj ndjesë gjithë mësuesve dhe nxënësve që panë Lindita Nikollën në një moment jo të qetësisë, por për shkak të ndërhyrjeve vulgare të Ben Blushit teksa unë isha duke iu përgjigjur pyetjeve të zonjës Hafizi, ishte e pamundur të qëndrojë sulmeve të paprecedenta të një njeriu që pretendon të jetë kreu i një partie politike.

Ndjesë mësueseve dhe nxënëseve, sigurisht që nuk do ndodhë më por është e pamundur për një njeri prej mishi e gjaku që prej tre vitesh e gjysmë ndiqet nga një njeri që dikur ishte pjesë e grupit tonë të përbashkët.

Do i shkoj deri në fund të vërtetës, qoftë për kuotat, qoftë për djalin që kishte takuar në Lushnje, që i sjell tani si personazhe librash e të sqarohet kush thotë të vërtetat e kush gënjen”, u shpreh Nikolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat